Barcelona dhe PSG dhurojnë spektakël në çerekfinalet e para në Champions

Barcelona hipotekon kualifikimin për në gjysmëfinale të Champions League. Skuadra e Flick mori një fitore të thellë 4-0 në duelin e parë ndaj Borussia Dortmundit, duke e bërë duelin e kthimit një formalitet.

Raphinha zhbllokoi sfidën në pjesën e parë që në minutën e 25-të. Në fillimin e pjesës së dytë Lewandowski u bë protagonist duke shënuar dy gola për të vendosur vulën e tij në këtë sukses. Yamal nuk do të mungonte me golin e katërt në minutën e 77-të.

PSG ndërkohë mori një sukses 3-1 ndaj Aston Villa-s duke qenë ndjeshëm më e favorizuar për t’u kualifikuar. Rogers befasoi ekipin parisien duke shënuar në minutën e 35-të, por Doue do të barazonte 4 minuta më pas. Në pjesën e dytë PSG dhuroi spektakël duke shënuar fillimisht golin e avantazhi me Kvaratskhelia, ndërkohë që Nuno Mendes vulosi gjithçka në kohën shtesë. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP