Barcelona dhe Reali, një tjetër “El Clasico” për të blerë Coman
Kingsley Coman … është emri i fundit që qarkullon në listën e transferimeve të skuadrave të mëdha spanjolle Real Madrid dhe Barcelona. Anësori i skuadrës së Bayernit, në fakt ka shumë admirues në të gjithë Europën, por duket s dy gjigantët nga Spanja janë në avantazh.
Interesimi nuk mungon as nga Manchester City, që sheh si pasardhësin ideal të Leroy Sane. Kampionët e Gjermanisë mund të heqin dorë prej Coman-it për shifrën e 60 milionë euro. 23-vjeçari ka shënuar 4 gola në 24 ndeshje në të gjitha kompeticionet me Bayernin.
Ai ka një kontratë deri në vitin 2023 me bavarezët, por një problem aspak i vogël për të është fakti që dëmtohet shpesh. Një gjë që me siguri nuk i pëlqen shumë ekipeve që duan të investojë shumë për afrimin e Coman. /R.Lika-Koha Jone/