Barcelona do të sakrifikojë 8 lojtarë për të rikthyer yllin spanjoll

Barcelona ka vendosur tetë lojtarë në listën e transferimeve në një përpjekje për të liruar fonde për një nënshkrim të madh të verës. Blaugranat janë ende në mes të vështirësive të mëdha financiare dhe nuk mund të shpenzojnë lirisht.

Klubi katalanas dëshiron të forcohet këtë verë për të siguruar që ata të mund të konkurrojnë me Real Madridin dhe janë lidhur shumë me heronjtë e Spanjës në Euro 2024, Nico Williams dhe Dani Olmo.

Megjithatë ata duhet të shesin lojtarë në mënyrë që të kenë financa të “shëndosha”.  Sipas “The Athletic”, janë gjithsej tetë lojtarë që janë vënë në dispozicion për shumën e duhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Frenkie de Jong dhe Ronaldo Araujo me rroga të mëdha janë të dy në listë, por të dy pësuan dëmtime. Raphinha është gjithashtu në listë, por nuk dëshiron të largohet nga Barca, ndërsa klubi kërkon të largojë edhe brazilianin tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Clement Lenglet dhe Mikayil Faye janë nxjerrë në shitje. Ferran Torres është gjithashtu në listë pavarësisht ssezonit shumë pozitiv.

Objektivi kryesor është Nico Williams, edhe pse ai ka vendosur të qëndrojë në Athletic Bilbao, megjithëse Barça ende po kërkon të rikthejë Olmon.

26-vjeçari është një produkt i Barcelonas dhe pasi luajti për Espanyol, kaloi kohë në akademinë e La Masia-s para se të përjetonte sukses me Dinamo Zagreb dhe Leipzig.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?