FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona dominuese dhe e pamëshirshme në Spanjë, ja statistikat e titullit

Barcelona dominuese dhe e pamëshirshme në Spanjë, ja statistikat e titullit

Barcelona fitoi titullin kampion në La Liga për sezonin 2024/2025, duke siguruar suksesin e 28-të në histori në mënyrë dominuese dhe dy javë para përfundimit të kampionatit. Fitorja 2-0 ndaj Espanyolit në derbin katalanas, me gola nga Yamal dhe Fermín López, vulosi zyrtarisht triumfin.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Hansi Flick ka zhvilluar një sezon thuajse perfekt, duke shënuar 95 gola në 38 ndeshje, ndërkohë që deri më tani ka grumbulluar 90 pikë.

Lewandowski ka qenë lider i sulmit me 40 gola në të gjitha kompeticionet, por ka spikatur edhe Raphinha me 18 gola dhe 9 asiste. Ylli i momentit është Yamal, i cili në kampionat ka lënë gjurmë me 8 gola dhe 2 asiste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona regjistroi një mesatare prej 2.5 golash për ndeshje, duke pasur sulmin më të mirë në kampionat.  Trajneri gjerman Hansi Flick solli stabilitet, organizim dhe qartësi taktike, duke bërë të mundur një rikthim të fuqishëm pas një sezoni pa trofe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Me një përzierje mes përvojës dhe talenteve të reja, si Yamal, Pedri dhe López, Barcelona duket e gatshme për të vijuar dominimin në Spanjë dhe për të synuar dhe Championsin. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?