Barcelona e rezervave ndalet nga Selta Vigo (VIDEO)

Barcelona nuk ka shkuar më shumë se një barazim spektakolar 2-2 ndaj Selta Vigos në transfero. Trajneri Ernesto Valverde kishte lënë disa prej yjeve të tij pushim në këtë ndeshje.

Dembele zhbllokoi shifrat në minutën e 36-të, por kundërpërgjigja e vendasve vjen në fundin e pjesës së parë me Xhonin. Në pjesën e dytë Alkacer kaloi serish në avantazh katalanasit në minutën e 64-të, ndërkohë që 7 minuta më pas Serxhi Roberto u largua me karton të kuq.

Vendasit shfrytëzuan më së miri avantazhin numerik në fushë duke shënuar golin e barazimit me Aspas, edhe pse ky i fundit e preku topin me dorë. Selta shpërdoroi mundësi të tjera shënimi, ndërkohë që ky barazim e mban Barcelonën në vendn e parë me 12 pikë më shumë se Atletiko. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?