Barcelona fiton Kupën e Mbretit, shpartallon Sevijan në finale (VIDEO)

Barcelona është fituese e Kupës së Mbretit për sezonin 2017-18. Skuadra katalanase ka mundur në finale Sevijan në shifrat 5-0.

Ekipi i Valverdes e mbylli ndeshjen që në pjesën e parë me dy gola të Suarez (14’ dhe 40’) dhe një goli të realizuar nga Mesi. Pleshti është bërë lojtari i dytë në historinë e Kupës së Mbretit që ka shënuar në pesë finale të ndryshme (gjashtë gola). Lojtari i parë që e ka bërë këtë ka qenë Tlemo Zarra mes 1942-it dhe 1950-ës (tetë gola).

Në pjesën e dytë ishte radha e Iniestës në minutën e 52-të, ndërkohë që më pas Kutinjo vulosi rezultatin e ndeshjes 5-0 nga pika e bardhë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?