Barcelona fiton me lehtësi duelin ndaj Elche

Në javën e 11-të të La Liga-s, skuadra e Barcelonës ka reaguar menjëherë pas humbjes në “El Clasico”, duke fituar 3-1 ndaj Elche-s dhe duke u rikthyer në garë për titull. Me këtë fitore, ekipi i Hansi Flick ngjitet në 25 pikë dhe afrohet në -5 nga Real Madridi, i cili triumfoi kundër Valencia-s.

Ndeshja nisi fuqishëm për katalanasit, që realizuan dy gola të shpejtë me Lamine Yamal në minutën e 8-të dhe Ferran Torres në të 11-ën. Rafa Mir ngushtoi diferencën për Elche-n në minutën e 41-të, por Marcus Rashford vulosi rezultatin përfundimtar në minutën e 60-të. Një tjetër lajm pozitiv për Barcelonën ishte rikthimi i Robert Lewandowskit pas dëmtimit.

Në takimet e tjera të javës, Celta Vigo dhe Alavés siguruan fitore të rëndësishme në luftën për pikë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?