Barcelona fiton në “frymën e fundit” ndaj Celta Vigos, vendos dopieta e Lewandowskit
Barcelona ka arritur që të marrë një fitore 2-1 në sekondat e fundit kundër Celta Vigos për javën e 25-të të La Ligas. Lewandowski, e mbylli me dygolësh ndeshjen, pasi realizoi golin e parë në fundin e pjesës së parë, ndërsa në fillim të pjesës së dytë Iago Aspas realizoi golin e barazimit të përkohshëm.
Një penallti e realizuar nga polaku në limitet e kohës shtesë i dha tri pikë skuadrës së Xavi Hernandezit në këtë transfertë të vështirë.
Në momentin e parë Guaita e ndali sulmuesin polak, por me ndërhyrje e sistemit VAR 11-meërshi u përsërit me pretendimin se portieri i kishte të dyja këmbët përtej vijës së portës. Barcelona shkon në kuotën e 54 pikëve, 7 më pak se Reali kryesues.
KOHA JONË SONDAZH

