Barcelona futet në garë për yllin e Milanit në verë
Barcelona duket se do të futet në garë gjatë verës për të siguruar shërbimet e lojtarit të Milanit, Rafael Leao. 24-vjeçari këtë sezon ka realizuar gjashtë gola dhe ka dhënë 9 asiste në 28 ndeshje të luajtura.
Pavarësisht se ka një kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2028, Leao pëlqehet nga shumë skuadra të mëdha europiane. Një prej këtyre është edhe Barça, vështirësitë financiare të së cilës janë mjaft të dokumentuara.
Sidoqoftë, sipas Barca Blaugranes, presidenti Joan Laporta dëshiron të bëjë një nënshkrim të një super ylli. Milani pritet të kërkojë 150 milionë euro, spanjollët do të kërkojnë të bëjnë një ofertë ‘konkurruese’ për ta joshur atë në Camp Nou.
Gjithsesi një operacion i tillë do të ndodhte vetëm në rast se katalansit largojnë disa nga yjet gjatë verës.
KOHA JONË SONDAZH

