Barcelona gati që të shesë 9 futbollistë për të arkëtuar 250 mln euro

Pandemia Covid-19 pritet të lërë pasoja në merkaton e shumë klubeve, por Barcelona ka bërë gati një listë të gjatë me lojtarë që do t’i nxjerrë në shitje, për të sponsorizuar blerjet e reja. Në krye të listës është braziliani Coutinho, që do të rikthehet nga huazimi një vjeçar te Bayern Mynih dhe pritet të transferohet sërish në Premier League, ku e ndjekin nga afër Chelsea e Manchester United.

Një tjetër lojtar me valixhet gati është francezi Antoinne Griezmann, i cili pas një sezoni me fanellën e Barcelonës, nuk ka bindur aspak dhe bashkëpunimi me Lionel Messin në fushë ka enë në kufijtë e inekzistencës.

Më pas lista vijon më emra si Arturo Vidal, Ousmane Dembele, Ivan Rakitiç, Todibo, Umtiti, Semedo e Braithwaite, ndërsa planet e drejtuesve “blaugrana” janë që të arkëtojnë rreth 250-300 milionë euro nga këto shitje, të cilat do t’i investojnë për të afruar 3-4 emra me peshë për sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sa u përket afrimeve, në krye të listës është braziliani Neymar, i ndjekur nga argjentinasi i Interit Lautaro Martinez, ndërsa më pas do të provohet edhe për të afruar Kante në mesfushë dhe Laporte në mbrojtje.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?