Barcelona gati të “blindojë” yllin e skuadrës me kontratë të re

Barcelona është në prag të zgjatjes së kontratës me sulmuesin brazilian Raphinha. Marrëveshja aktuale mes palëve është e vlefshme deri në vitin 2027, por rinovimi pritet të firmoset përpara ndeshjes së fundit të La Ligës kundër Athletic Bilbaos.

Pas përfundimit të sezonit në Spanjë, Raphinha do t’i bashkohet kombëtares braziliane nën drejtimin e trajnerit të ri Carlo Ancelotti, për ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës 2026 kundër Ekuadorit dhe Uruguait.

Ky rinovim vjen në një moment ku lojtari është kthyer në një pikë kyçe për skuadrën katalanase dhe pritet të jetë pjesë e rëndësishme edhe në projektin e ardhshëm të klubit. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?