Barcelona gjen alternativën nëse nuk do të arrijë të marrë Pjanic

Barcelona po has në rezistencën e Juventusit për Mralem Pjanic, ndaj dhe po mendojnë edhe planin rezervë, në mënyrë që të jenë të përgatitur në verë. Bëhet fjalë për një tjetër futbollist që luan në Serie A, Fabian Ruiz, i cili shihet si zgjedhja e dytë pas boshnjakut.

Mesfushori i kombëtares spanjolle është nën kontratë me Napolin deri në vitin 2023, por sipas “Mundo Deportivo”, mesfushori nuk do të rinovojë kontratën e tij me të kaltrit pasi dëshiron të transferohet në një klub më të madh.

Aurelio De Laurentiis e vlerëson 60 milionë euro Fabian Ruizin, shifër gjithsesi që Barcelona nuk është e gatshme ta paguajë por do negociojë me Napolin për të ulur vlerën e kartonit të ish-lojtarit të Real Betis.

 

SHKARKO APP