Barcelona gjen një tjetër alternativë nëse nuk vjen Lautaro Martinez

Një klub i madh nuk mund të jetë vetëm me një plan në merkato, madje as me dy. Po flasim për Barcelonën, që duket se ka edhe një tjetër objektiv në merkato.

Pierre-Emerick Aubameyang shihet si alternativa e Lautaro Martinez nëse nuk do të vijë, ndërkohë që emri tjetër që u përfol para disa orëve ishte Isak. Kriza që ka pushtuar botën nga pandemia e Covid-19 mund të ndikojë edh në merkaton e katalanasve, që mund të zgjedhin një sulmues që do të dojë një investim më të vogël.

Nëse do të këmbëngulet për transferimin e Neymar, Aubameyang mund të jetë një zgjidhje perfekt. Bomberi nga Gaboni ka kontratë deri në vitin 2021 me Arsenalin dhe tashmë ka nisur të mendojë për një skuadër të re. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?