Barcelona i prish punë Interit, gati të rrëmbejë portierin e Ajax-it

Interi nuk do ta ketë krejtësisht të të thjeshtë për të rrëmbyer në merkato portierin e Ajaxit, Andre Onana. Së fundmi në garë për “gardianin” që i përfundon kontrata në verën e vitit të ardhshëm është bërë pjesë edhe Barcelona.

“Mundo Deportivo” raporton se portieri nuk ka hedhur ende të bardhën mbi të zezë me asnjë skuadër, ndaj dhe vendimi për të ardhmen e tij do të marrë kohë.

Ai do të marrë në konsideratë të gjitha ofertat, por Barcelona mund të jetë më e avantazhuar, pasi Onana ka qenë pjesë e të gjitha moshave. Ai është rritur në akademinë e klubit blaugrana dhe një rikthim do të ishte një ëndërr e plotësuar për të. /R.Lika-Koha Jone/

Onana's agent confirms Barca interest in Ajax goalkeeper: 'It's no secret'  - Tribuna.com

 

SHKARKO APP