Barcelona kërkon me ngulm qendërmbrojtësin e Lazios

Ecuria e jashtëzakonshme e Lazios në këtë sezon të Serisë A, mund të ketë edhe pasoja.  Futbollistët më të spikatur bardhekaltër kërkohen nga klubet e mëdha. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit lacial po nxitojnë të rinovojnë kontratat, për t’i blinduar futbollistët.

Pas rinovimit me Luis Alberton, qme dyfishim të pagës, duke mbajtur larg Barcelonën, por klubi katalan së fundmi po ngulmon për Luiz Felipen. Sipas “El Mundo Deportivos”, qendrori i djathtë i mbrojtjes me tre të Simone Inzaghi është një nga zbulimet e mëdha të këtij sezoni në Serinë A, ndaj në  Katalunjë po mendojnë shumë për të.

Luiz Felipe ka luajtur me U-21 të Italisë, kontrata i skadon në vitin 2022 dhe merr një pagë më të vogël se një milion euro. Pique tashmë është 33-vjeç, ndaj nuk është vonë për të gjetur pasuesin e tij, pasi edhe Umtiti nuk ka patur vazhdimësi.

SHKARKO APP