Barcelona kërkon shqiptarin Shkodran Mustafi për të zgjidhur problemet në mbrojtje

Barcelona ka shumë probleme në mbrojtje gjatë kësaj periudhe për shkak të dëmtimeve që kanë pësuar emra me peshë si Pique, Umtiti apo edhe Lenglet dhe për këtë arsye është në kërkim të një qendërmbrojtësi në merkaton e janarit.

Megjithatë financat e Barçës nuk janë aq të shëndosha sa më parë dhe për këtë arsye synon të lojtarë me kosto të ulët dhe Shkodran Mustafi mund të jetë një prej tyre.

Futbollisti me origjinë shqiptare e ka humbur vendin e titullarit te Arsenali dhe kërkon largimin nga “topçinjtë”. Vetë Mustafi do ta priste krahëhapur një transferim të tillë ndërkohë që kosto e kartonit të tij nuk i kalon 10 milionë eurot.

 

SHKARKO APP