Barcelona kualifikohet pas 120 minutash në Kupë, përmbys me drithërimash Granada-n (VIDEO)

Barcelonës i janë dashur plotë 120 minuta për të kaluar pengesën Granada në Kupën e Mbretit duke siguruar një vend për në gjysmëfinale. Skuadra katalanse ja doli të merrte një fitore me shumë vuajtje 5-3, edhe pse u ndodhën fillimisht në disavantazh të dy golave.

Kennedy zhbllokoi ndeshjen në minutën e 33-të, duke përfituar nga përgjumja e mbrojtjes së Barcelonës. Vendasit mbrohen mjaft mirë, ndërkohë që me një kundërsulm mjaft të mirë arrijnë që të gjejnë dhe golin e dytë me Soldadon.

Në fundin e ndeshjes Griezmann realizoi një gol nga një pozicion shumë i vështirë brenda zonës, teksa portieri Escandell e devijoi në rrjetën e tij. Ky goli i dha dhe më shumë zemër katalanasve që gjetën edhe golin e dytë në shtesë me Jordi Alba-n që devijon në rrjetë një pasim me kokë nga Griezmann.

Ndeshja do të shkonte në kohën shtesë, atje ku Griezmann shënoi një gol të bukur me kokë, por vetëm një minutë më pas Granada rikthehu baraspeshën nga pika e bardhë me Vicon. Në kohën e dytë të shtesës De Jong dhe Jordi Alba shënuan golat e kualifikimit të vuajtur të ekipit të Koeman. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP