Barcelona largohet nga projekti i Superligës, mbetet vetëm Real Madridi

Duket se ka ardhur fundi i një prej projekteve më ambicioze dhe më të diskutueshme në historinë e futbollit evropian. Barcelona ka zyrtarizuar largimin e saj nga Superliga, duke i dhënë një goditje pothuajse përfundimtare nismës që synonte të revolucionarizonte futbollin kontinental.

Me një njoftim formal drejtuar European Super League Company, klubi katalanas i jep fund një rruge të nisur në vitin 2021. Ky vendim e lë Real Madridin e Florentino Perezit si të vetmin klub të madh që vazhdon të mbrojë një projekt që sot duket më shumë një ide në agoni sesa një alternativë reale ndaj sistemit aktual.

Presidenti Joan Laporta ka konfirmuar zyrtarisht atë që kishte paralajmëruar që në dhjetor. Sipas tij, zgjedhja lidhet me nevojën për të rikthyer stabilitetin financiar dhe institucional, pas një periudhe të gjatë tensionesh dhe betejash ligjore me UEFA-n. “Duam paqe dhe qëndrueshmëri”, ka deklaruar Laporta, duke pranuar se faza e pafund e ngërçit e Superligës nuk ishte më e përballueshme as për financat dhe as për imazhin e Barcelonës.

Swiss Digital Desktop Reklama

E konceptuar për të garantuar të ardhura më të mëdha dhe për t’u përballur me fuqinë ekonomike të ashtuquajturve “klube-shtet”, Superliga humbet kështu edhe mbështetësin e saj të fundit të madh. Me Barcelonën që zbret nga “anija”, Real Madridi mbetet i vetëm në mbrojtje të një turneu pa rivalë dhe pa partnerë konkretë, i destinuar të mbetet një ide e parealizuar e Florentino Perezit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?