Barcelona largon Faye, hapet rruga për afrimin e Chiesa-s

Barcelona konfirmoi arritjen e marrëveshjes për transferimin e Mikayil Faye me ekipin francez Rennes. Klubi katalan do të përfitojë 10.3 milionë euro si dhe rezervon të drejtën për të riblerë lojtarin për 25 milionë euro në të ardhmen por gjithashtu edhe dhe 30% nga shuma e shitjes së tij në një ekip tjetër.

Qendërmbrojtësi nga Senegali ka luajtur 35 ndeshje për ekipin e dytë të Barcelonës në sezonin e shkuar si dhe ka shënuar 4 gola. 20-vjecari bëhet një nga lojtarët më të shtrenjtë të shitur nga Barcelona por që nuk kanë luajtur asnjë ndeshje zyrtare për ekipin e parë.

Mikayil Faye mbërriti në FC Barcelona nga kroatët Kustosija. Barça pagoi 1.5 milionë euro për mbrojtësin. Me largimin e tij hapet rruga për afrimin e Chiesa-s nga Juventusi/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?