Barcelona merr vendim final për Lewandowskin

Robert Lewandowski do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit dhe do të mbetet lojtar i lirë. Pas disa sinjaleve nga klubi dhe raportimeve në media, është konfirmuar se Barcelona nuk do të aktivizojë opsionin për të zgjatur kontratën me sulmuesin polak, një nga më të mirët e gjeneratës së tij.

Lewandowski u bashkua me Barcelonës në verën e vitit 2022 si zgjidhja për krizën sulmuese të klubit dhe si ylli i madh që erdhi nga Bayern Munchen.

Ai fitoi titullin e La Liga-s në sezonin e tij të parë, por gjatë këtyre viteve klubi ka nisur një proces ristrukturimi të skuadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presioni financiar dhe nevoja për të ulur shpenzimet e pagave e kanë shtyrë Barcelonën drejt opsioneve më të reja dhe më afatgjata në sulm. Sipas raporteve, bordi i klubit vlerëson se Lewandowski nuk është më në një nivel që justifikon një pagë të lartë dhe një rinovim kontrate.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?