Barcelona: Messi ka shënuar më shumë se të gjithë në 2016… plot 51 gola
Leo Messi, protagonist i fitores 2-1 te Bacelones te dielen ne fushen e Seviljes, deri tani ka shenuar me shume gola gjate vitit 2016.
Me Barcelonen dhe Argjentinen Messi ka shenuar 51 gola (44 ne kampionat e 7 me Albiceleste). Messi ndiqet nga shoku i tij i skuadres, uruguajani Luis Suarez, ka shenua deri tani 47 gola (44 me katalanet dhe 3 me Uruguajin), ndersa pas tyre vjen portugezi Cristiano Ronaldo, i cili ka shenuar 44 gola (33 me Real Madrid, 11 me seleksionin kampion i Evropes).
Me pas vijne Gonzalo Higuain, i katerti me 35 gola (29 me Napolin e Juventusin e 6 me Argjentinen); Antoine Griezmann, me 35 gola (27 me Atletico Madrid dhe 8 me Francen); Robert Lewandowski, me 34 gola (28 me Bayern Munich dhe 6 me Polonine); Zlatan Ibrahimovic, me 33 gola (33 me PSG e Manchester United); Sergio Aguero, me 30 gola (29 me Manchester City, nje me Argjentinen).
KOHA JONË SONDAZH

