Barcelona mposht Sevillan, fiton SuperKupën
Barcelona mposhti Sevillan në dy ndeshje, 3-0 në “Camp Nou” dhe 2-0 në “Sanchez Pizujan”, duke fituar kështu SuperKupen e Spanjes.
Arda Tura ishte i pari që shënoi për blaugranët pas vetëm dhjetë minutash lojë kur Lionel Messi dha një pasim të shkëlqyer.
Gjatë pjesës së parë, Sevilla shpërdoroi një 11-metërsh, gjuajtje që u prit nga portieri Claudio Bravo.
Barcelona e gjeti golin e dytë, sërish me anë të Arda Turan dhe me Lionel Messi që shënoi golin e tretë për Barcelonën, me një goditje të saktë me kokë.
KOHA JONË SONDAZH

