Barcelona mund me lehtësi Levanten dhe merr kryesimin e La Ligas (VIDEO)

Barcelona ka marrë një fitore të pastër 3-0 ndaj Levantes, në ndeshjen e javës së 25-të të La Liga, të zhvilluar në stadiumin Spotify Camp Nou.

Skuadra katalanase e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte, duke kaluar në avantazh që në minutën e katërt me Marc Bernal. Dominimi i vendasve vijoi edhe më pas dhe në minutën e 32-të Frenkie de Jong dyfishoi shifrat. Barcelona administroi lojën edhe në pjesën e dytë, ndërsa në minutën e 81-të Fermín López vulosi fitoren me golin e tretë.

Falë këtij suksesi, Barcelona ngjitet në kuotën e 61 pikëve dhe mban vendin e parë në renditjen e kampionatit, me një pikë më shumë se Reali. Nga ana tjetër, Levante mbetet në vendin e 19-të me 18 pikë, duke u futur edhe më shumë në zonën e rrezikut për rënien nga kategoria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ftesa e Trump e shpëton Ramën nga sulmet e brendshme politike?