Barcelona mund me lehtësi Mallorca-n e Muriqit dhe mbetet në krye

Barcelona merr një fitore të lehtë 3-0 ndaj Real Mallorcës së Muriqit, në ndeshjen e zhvilluar në “Spotify Camp Nou”, e vlefshme për javën e 23-të të La Liga-s spanjolle.

Skuadra katalanase zhbllokoi rezultatin në minutën e 29-të me anë të Robert Leëandoëskit, i cili finalizoi me sukses një aksion të ndërtuar mirë nga vendasit. Barcelona vijoi të kontrollojë lojën edhe në pjesën e dytë dhe në minutën e 61-të dyfishoi avantazhin, kur talenti Lamine Yamal realizoi golin e dytë, duke i dhënë më shumë qetësi ekipit të tij.

Superioriteti i Barcelonës u konfirmua në minutën e 83-të, kur Marc Bernal shënoi golin e tretë, duke vulosur përfundimisht fitoren e katalanasve. Me këtë triumf, Barcelona ngjitet në kuotën e 58 pikëve dhe forcon pozitat në krye të renditjes së La Liga-s.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?