Barcelona mund me përmbysje Sociedadin dhe merr kryesimin e La Ligas

Java e 7-të e La Liga-s i ka dhënë Barcelonës vendin e parë në renditje. Skuadra e trajnerit Hansi Flick mposhti 2-1 Real Sociedad në “Estadi Olímpic de Montjuïc” dhe, falë humbjes së rëndë të Real Madridit në derbi ndaj Atletico-s, ngjitet në krye të kampionatit me 19 pikë, një më shumë se rivalët madrilenë.

Ndeshja nisi me surprizën e Odriozolës në minutën e 31-të, që shfrytëzoi një pasiguri të mbrojtjes blaugrana dhe kaloi miqtë në avantazh. Reagimi i Barcelonës erdhi menjëherë para pushimit, kur Koundé barazoi me një goditje me kokë pas asistit të Rashford (44’).

Në pjesën e dytë, Flick hodhi në fushë talentin Lamine Yamal, i cili pas vetëm një minute shpërtheu në krahun e djathtë dhe shërbeu asistin për Robert Lewandowskin, autor i golit të katërt personal këtë sezon (60’). Barcelona mbylli sfidën me fitoren 2-1 dhe feston ngjitjen në krye të La Liga-s.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?