Barcelona në krizë, heq dorë nga rimbursimi i tifozëve
Barcelona nuk po kalon një periudhë shumë të mirë ekonomike dhe pikërisht për të reduktuar sa më shumë humbjet, ka vendosur të mos rimbursojë abonentët për pjesën e ndeshjeve që nuk do t’i shohin dot nga stadiumi.
Klubi i Barcelonës ka shpenzuar pa fund vitet e fundit për të afruar në skuadër emra si Dembele, Griezmann, De Jong, Coutinho, etj., të cilët nuk kanë justifikuar besimin e drejtuesve dhe përveç holandezit, të tjerët janë me valixhet gati.
Pikërisht për këtë arsye, investimet e Barcelonës këtë verë do të jenë ngushtësisht të lidhura me merkaton në dalje, pasi nëse nuk arrihet të shiten fillimisht 3-4 emra me peshë, që përfitojnë paga të larta në klub, atëherë nuk do të ketë vend për emrat e shumtë që janë në listë për t’u afruar.
Pagat në klubin katalan kanë kaluar shifrën e 900 milionë eurove dhe borxhet mund të rriten edhe më tej, duke konsideruar humbjet e parashikuara prej pandemisë Covid-19.