Barcelona në krizë, nuk mund të federojë dot në kampionat Dani Olmon
Barcelona dhe Hansi Flick dhe tifozët “blaugrana” duhet të presin ende për të parë në aksion Dani Olmo. Mesfushori që shkëlqeu me kombëtaren e Spanjës në finalet e “Euro 2024” u ble nga Leipzig për 55 milion euro, por e kishte të pamundur të luante në javën e parë të sezonit të ri në La Liga.
Të njëjtin fat do të ketë edhe në ndeshjen e dytë, pasi klubi nga Katalonja nuk ka mundur ta federojë futbollistin. Shkak është situata e vështirë financiare, e krijuar nga borxhet e mëdha të akumuluar prej vitesh.
Sipas rregullores së “Fair Play Financiar”, Barcelona nuk mund të regjistrojë lojtarë të rinj, nëse bilanci nuk është i barabartë mes shpenzimeve dhe të ardhurave në arkën e klubit.
Kjo situatë u mendua se do të zhbllokohej me largimin e Ilkai Gyndogan, që liroi Barcelonën nga 20 milion euro në sezon. Por llogaritë nuk janë bërë mirë dhe për momentin, klubi “blaugrana” e ka të vështirë të federojë Dani Olmo.
Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat iberike, në rrezik është edhe operacioni për transferimin e Federiko Chiesa-s.
KOHA JONË SONDAZH

