Barcelona në krizë/ Nuk regjistron dot blerjet e reja, Messi rrezikon largimin

Barcelona po kalon një situatë shumë të vështirë ekonomike pas pandemisë, teksa këtë vit nuk mund të regjistrojë asnjë blerje të re.  Klubi blaugrana ka kaluar limitin e pagave në skuadër, një rregull fiks i La Ligas, dhe derisa klubi të përfundojë spastrimet për të rregulluar bilancin, afrimet e reja si Sergio Aguero, Memphis Depay apo Eric Garcia nuk mund të figurojnë pjesë e kampionatit spanjoll të futbollit.

Media spanjolle raporton se nga 347 milionë euro rroga që Barcelona jep çdo vit, blaugranat duhet të reduktojnë totalin e pagave në rreth 160 milionë euro, një shkurtim drastik që ka çuar në vendime si ajo e lënies së lirë të Miralem Pjanic, praktikisht për të mos e paguar më.

Barça vijon me largimet si Junior Firpo e Francisco Trincao në Premier League, Todibo në Francë apo Umtiti, Coutinho e Pjanic, të cilët së bashku do të kursenin rreth 230 milionë euro rroga. Situata ka krijuar frikë te tifozët sa i përket të ardhmes së Leo Messit, i cili mund të ketë luajtur sfidën e fundit te katalanasit dhe tashmë mund të largohet. PSG dhe City janë gati që të përfitojnë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?