Barcelona nis të mendojë për pasuesin e Xavit, 3 gjermanë janë në garë

E ardhmja e Barcelonës varet nga ndeshja e sotme ndaj Napolit, por edhe nga zgjedhja e trajnerit për sezonin e ardhshëm. Deco ka nisur punën që kur Xavi Hernández njoftoi largimin nga pankina e Blaugranëve më 30 qershor.

Në javët e fundit, drejtori sportiv portugez ka eksploruar pista të ndryshme, duke përjashtuar disa opsione. Prioritetet e katalanasve janë shumë të qarta, por vendimi përfundimtar do të merret së bashku me presidentin Joan Laporta.

Baza do të jetë 4-3-3, të cilën trajneri i ri do të mund ta përshtatë sipas nevojave. Barcelona po shkon më shumë drejt një strategu gjerman.  Profili i Julian Nagelsmann duket se preferohet nga ai i Thomas Tuchel dhe Hansi Flick, por ende nuk ka një vendim përfundimtar. Fundi i marsit mund të jetë afati ku pritet të ketë një tablo më qartë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?