Barcelona nuk e diskuton derbin, vendos njërën dorë te titulli
Në La Liga Barcelona fitoi 4-1 derbin kundër Espanyol duke vendosur një gur të fortë për titullin kampion. Torres realizoi shumë shpejt ‘dopietën’ para se miqtë të shkurtonin përkohësisht, ndërsa në minutat e fundit të lojës Yamal dhe Rashford vulosën suksesin. Me këtë fitore Barcelona arratiset 9 pikë në krye nga Real Madridi ndjekës që më herët gaboi në shtëpi kundër Girona-s.
Në Bundesligë Bayern Munich vijon të shkatërrojë këdo që i del para. Sëfundmi fatin e keq e kishte St Pauli, që u mund 0-5 falë golave të Musaila-s, Goretzka-s, Olise, Jackson dhe Guerrero-s. Kur kanë mbetur edhe 7 javë kampionat Bayern udhëheq me 12 pikë më shumë se Dortmundi i vendit të dytë.
Në Premier League Arsenal ka bërë një gabim që mund ti kushtrojë shtrenjtë. Kryesuesit e kampionatit u mposhtën në shtëpi 1-2 nga Bournmouth, duke qëndruar 9 pikë larg Manchester City-t të vendit të dytë. Mirëpo të besuarit e Guardiolës kanë 2 ndeshje më pak dhe një përballje direkte me Arsenalin.
KOHA JONË SONDAZH

