Barcelona nuk paguan klauzolën e Lautaros, përqendrohet te pista Neymar
Kriza ekonomike për shkak të koronavirus nuk bën dallim e godet edhe klubet e mëdha. Mes këtyre edhe Barcelonën, që ëndërron një goditje të dyfishtë Neymar-Lautaro Martinez. Në kampin blaugrana, sipas “Mundo Deportivo”, nuk janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e zgjidhjes së kontratës prej 111 milionë për argjentinasin.
Operacioni mund të kryhet vetëm nëse Inter do të pranojë lojtarë për shkëmbim: Vidal, Arthur, Alenà dhe Cucurella. Barcelona duhet të rikuperojë paratë për dy operacionet nga shitjet në organikën aktuale të Setien, ku janë shumë ata të konsideruar të sakrifikueshëm: nga Griezmann tek Dembélé, duke kaluar tek Vidal e Rakitic, deri tek Umtiti, Arthur e Junior Firpo. Këtyre emrave mund ti shtohen edhe rikthimet e Coutinho, Alenà, Cucurella e Rafinha.
Barcelona ka një avantazh të madh që ka aprovimet si të Lautaro ashtu edhe Neymarit, por mund të mos mjaftojë për të thyer rezistencën e Interit. Vera parashikohet shumë e nxehtë mes mundësisë për tu kthyer në fushë e tratativave në merkaton e parë të kohëve të koronavirus.