Barcelona ofron dy talentet për të rrëmbyer yllin e Leverkusenit

Kai Havertz është një ndër emrat më të përfolur te merkatos së verës. Barcelona e ka vendosur të riun në listën e dëshirave. “Sport 1” shkruan se katalanasit i janë bashkuar garës për talentin 20-vjeçar.

Negociatat me Bayer Leverkusen kanë nisur, ndërsa Barcelona është gati që të ofrojë dy futbollistë në këmbim: Carles Alena dhe Marc Cucurella.

Çmimi i kërkuar nga Leverkusen është ende më i madh, pasi gjermanët duan të paktën 100 milionë euro për ta lënë të largohet. Havertz është nënkontratë deri në vitin 2022, ndërkohë që në garë janë shumë klube si Real Madrid, Manchester United, Chelsea dhe Bayern Munchen.

SHKARKO APP