Barcelona pa trajner në “El Clasicon” e së dielës ndaj Real Madridit

Barcelona merr një goditje përpara supersfidës ndaj Real Madridit. Komiteti i Apelit ka rrëzuar ankesën e klubit katalanas për anulimin e pezullimit të trajnerit Hansi Flick, i cili ishte përjashtuar nga fusha në ndeshjen e fundit të La Ligës ndaj Gironës.

Vendimi, i marrë të enjten në mbrëmje, konfirmon se tekniku gjerman duhet të vuajë një ndeshje pezullim, duke e detyruar atë të mungojë në “El Clásico”-n e së dielës në “Santiago Bernabéu”.

Barcelona kishte argumentuar se raporti arbitral i Gil Manzano nuk pasqyronte saktësisht ngjarjet që ndodhën në fushë, duke kërkuar anulimin e dy kartonëve të verdhë që sollën përjashtimin e Flick-ut. Megjithatë, Komisioni Disiplinor e ka hedhur poshtë pretendimin, duke theksuar se klubi nuk ofroi prova të mjaftueshme për të vërtetuar një gabim arbitrar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë vendim, Komiteti i Apelit ka konfirmuar qëndrimin e Komisionit Disiplinor, duke i mbyllur praktikisht dyert Barcelonës për çdo apelim tjetër sportiv.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hansi Flick do të detyrohet të ndjekë nga tribuna një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, ndërsa drejtimin e ekipit në “El Clásico” do ta marrë përkohësisht stafi i tij ndihmës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?