Barcelona-PSG nuk do të luhet në “Camp Nou”, nuk është ende gati
Barcelona duhet të presë ende për rikthimin e shumëpritur në “Camp Nou”. Klubi katalanas ka njoftuar se ndeshja e parë në shtëpi në Ligën e Kampionëve, kundër Paris Saint-Germain, nuk do të zhvillohet në stadiumin historik, por në “Estadi Olímpic Lluís Companys” në Montjuic, impianti ku blaugranat kanë luajtur edhe në sezonet e fundit gjatë punimeve të rikonstruksionit.
Barcelona kishte shpresuar të përballej me ish-trajnerin Luis Enrique në “shtëpinë e vërtetë”, por procesi për marrjen e lejeve të rihapjes së stadiumit është i ndërlikuar.
Klubi theksoi se po punon intensivisht për të përfunduar gjithçka sa më shpejt, në mënyrë që tifozët të kenë mundësinë të admirojnë sa më parë stadiumin e ri modernizuar.
KOHA JONË SONDAZH

