Barcelona shkatërron Betis, Messi shënon 3 gola “magjik” (VIDEO)

Barcelona rrëmben fitoren e radhës në La Liga, duke shkatërruar 4-1 Betisin në transfertë. Lionel Messi ka përjetuar një mbrëmje magjike duke shënuar tri gola, njëri më të bukur se tjetrin.

Sulmuesi argjentinas i ka dhënë skuadrës së tij avantazhin në minutën e 18-të në transfertën delikate ndaj Betisit. “Pleshti” ekzekutoi në mënyrë perfektë një goditje standarde në një pozicion shumë të favorshëm në hyrje të zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës së Lopez, i cili nuk kishte asnjë shans reagimi.

Në shtesën e pjesës së parë, Lionel Messi shërben mjaft mirë për Suarez, dhe më pas merr një pasim spektakolar nga sulmuesi uruguaian, për ta dërguar në fundin në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në minutën e 63-të, Suarez shënoi golin e tretë, ndërkohë që Betis reagoi duke shënuar me Moron. Messi ndërkohë nuk e kishte thënë fjalën e fundit, pasi 5 minuta nga fundi i kohës së rregullt shënoi një tjetër super gol me një goditje me parabël, e cila përfundoi në cepin e portës. Barcelona me këtë fitore ruan vendin e parë me 66 pikë, 10 më shumë se Atletico Madrid. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?