Barcelona shkatërron Liverpoolin në “aktin” e parë, Messi shkëlqen me dopietë (VIDEO)

Barcelona ka hedhur një hap të sigurt drejt finales së madhe të Madridit. Skuadra katalanse ka fituar 3-0 në ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit në “Camp Nou”, duke ju falur dy magjive të Messit dhe një golit të Suarez. Skuadra e Klopp ndërkohë luajti më mirë për pjesën më të madhe të lojës, por shpërdoroi shumë në portën e Ter Stegen. Ndeshja nisi me një ritëm të shfrenuar me Liverpoolin që ushtron presing shumë lart, ndërkohë që katalanasit kishin mundësinë e parë për shënim që në minutën e 4-të me Coutinhon, që nuk arriti të shërbente për Vidalin, i gjendur në një pozicion shumë të favorshëm. Një minutë më pas skuadra angleze kërkoi një penallti pas rrëzimit të Mane në zonë, por për arbitrin Kuipers ishte gjithçka e rregullt.

Në minutën e 14-të Lionel Messi kërcënon portën e “The Reds” me një aksion të bukur, ndërkohë që Coutinho vendos në provë portierin Alisson me një goditje në hyrje të zonës. Klopp u detyrua që të bënte një zëvendësim të detyruar pas dëmtimit të Keita në mesin e pjesës së parë, teksa vendin e tij e zë Henderson. Në minutën e 26-të, Barcelona kalon në avantazh me një aksion model. Jordi Alba shërben në zonë për Luis Suarez, i cili me një lëvizje të bukur mposhtë portierin Alisson. Liverpooli reagon mjaft mirë pas pësimit të golit, teksa në minutën e 35-të, Sadio Mane shpërdoroi një rast të artë përballë portierit Ter Stegen duke e dërguar topin jashtë kuadratit. Dy minuta më pas Milner shkarkoi të majtën në hyrje të zonës, por edhe këtë herë “sfera” përfundoi shumë jashtë kuadratit.  Fraksioni i dytë nisi në mënyrën më të mirë të mundshme me Milner, i cili detyroi Ter Stegen të zgjatët në cepin e portës për të bërë një super pritje.

Në minutën e 53-të Mohamed Salah tenton me një goditje të bukur me të majtën në hyrje të zonës, por do të ishte sërish portieri gjerman që zgjatet në cepin e portës. Sulmuesi egjiptian dhuron spektakël në krahun e majtë dhe shërbeu në zonë në minutën e 49-të për Milner, por mesfushori britanik godet shumë lehtë. Valverde provon të ndryshojë diçka në skuadrën e tij duke aktivizuar Semedon në vend të Coutinhos, por është shumë e vështirë për të krijuar rrezikshmëri në portën e anglezëve. Në momentin më të mirë të miqve, Barcelona shënoi golin e dytë.  Pas një aksioni te shpejtë, Suarez godet shtyllën përballë Alisson, ndërkohë që më pas Messi e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë. Blaugranët nuk ndalen me kaq, pasi në minutën e 83-të, argjentinasi shënon një gol spektakolar nga një goditje dënimi prej 30 metrash, duke lënë të shtangur Alisson.

Swiss Digital Desktop Reklama

BARCELONA-LIVERPOOL 3-0

Swiss Digital Mobile Reklama

82’ 3-0 Lionel Messi shënon një gol spektakolar nga një godije dënimi prej 30 metrash. Ylli argjentinas nuk di të ndalet në Champions League, duke shtangur portierin Alisson

75’ 2-0 Barcelona ka shënuar edhe golin e dytë në duelin ndaj Lvierpoolit. Pas një aksioni te shpejtë, Suarez godet shtyllën përballë Alisson, ndërkohë që më pas Messi e ka të thjeshtë për ta shtyrë topin në rrjetë

26’ 1-0 Barcelona kalon në avantazh me një aksion model. Jordi Alba shërben në zonë për Luis Suarez, i cili me një lëvizje të bukur mposhtë portierin Alisson

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?