Barcelona shkatërron United në duelin e kthimit, kalon në gjysmëfinale (VIDEO)
Barcelona bën detyrën edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Manchester United, duke siguruar një biletë për në gjysmëfinalen e këtij edicioni në Champions. Blaugranët kanë fituar me lehtësi 3-0 në duelin e zhvilluar në “Camp Nou”.
Sfida nisi mjaft mirë për skuadrën e Valverdes që gjeti shumë shpejtë rrugën e rrjetës që në minutën e 16-të. Lionel Messi arrin të shmanget mjaft mirë në hyrje të zonës dhe me një goditje të bukur e dërgon topin në cepin e portës, atje ku De Gea nuk kishte shans reagimi. Skuadra angleze tronditet nga goli dhe gabon 4 minuta më pas duke i dhuruar një tjetër top Messit.
Sulmuesi argjentinas përfiton nga një gabim i ekipit anglez, dhe me një goditje të lehtë mposhtë De Gean, i cili këtë herë bën një gabim qesharak. Barcelona e nis mjaft mirë edhe pjesën e dytë duke shënuar golin e sigurisë. Coutinho me një lëvizje të bukur në hyrje të zonës, e dërgon topin në cepin e portës, atje ku De Gea këtë herë nuk kishte asnjë mundësi reagimi. Katalanasit ruajtën rezultatin deri në fund duke siguruar një vend në gjysmëfinalen e këtij edicioni. /Koha Jone/
BARCELONA-MANCHESTER UNITED 3-0 (1-0)
- 16’ 1-0 Lionel Messi arrin të shmanget mjaft mirë në hyrje të zonës dhe me një goditje të bukur e dërgon topin në cepin e portës, atje ku De Gea nuk kishte shans reagimi
- 20’ 2-0 Messi nuk ka të ndalur. Sulmuesi argjentinas përfiton nga një gabim i ekipit anglez, dhe me një goditje të lehtë mposhtë De Gean, i cili këtë herë bën një gabim qesharak
- 61’ 3-0 Barcelona e nis mjaft mirë edhe pjesën e dytë duke shënuar golin e sigurisë. Coutinho me një lëvizje të bukur në hyrje të zonës, e dërgon topin në cepin e portës, atje ku De Gea këtë herë nuk kishte asnjë mundësi reagimi
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

