Barcelona tenton goditjen bombastike, Deco drekon me agjentët e Haaland
Joan Laporta pavarësisht problemeve financiare, dëshiron të bëjë ëndrrën realitet për të transferuar Erling Haaland.
Paparaci i Barcelonës ka parë ditën e mërkurë në qytet Rafaela Pimenta, e cila përfaqëson Erling Haaland. Asaj iu bashkua edhe Maxwell, i cili gjithashtu është agjent i norvegjezit, me të dy duke hyrë në një restorant të njohur në Barcelonë. Pak minuta më vonë u gjend edhe drejtori teknik i Barçës, Deco.
Pimenta thuhet se ka pasur një takim me drejtorin teknik portugez të Barcelonës me emrin e Haaland në tryezë. Siç zbuloi Gerard Romero, pavarësisht problemeve të mëdha financiare të Barcelonës, Laporta vazhdon të ëndërrojë për transferimin e Haaland.
💣 EXCLUSIVA @JijantesFC
‼ Cumbre del BARÇA con los agentes de HAALAND ‼
Deco, el director deportivo azulgrana, se ha reunido hoy con Rafaela Pimenta y Maxwell, agentes del delantero noruego, entre muchos otros.
El futuro de Haaland, el gran sueño de Laporta, uno de los… pic.twitter.com/lFKPtXTQdF
— Jijantes FC (@JijantesFC) February 28, 2024
KOHA JONË SONDAZH

