Barcelona transferon Dani Olmon, 5 lojtarë me valixhe gati te katalanasit
Dani Olmo është lojtari më i ri i Barcelonës, por afrimi i tij nuk sjell vetëm lajme të mira. Ardhja e tij duket se do të ketë pasoja në klub pasi më shumë lojtarë e gjejnë veten me valixhe në dorë.
Sulmuesi brazilian Raphinha është bërë lojtari më i fundit i mundshëm në listën e Barçës pasi lojtarë si Victor Roque, Jules Kounde, Inigo Martinez dhe Ferran Torres tashmë janë nxjerrë në shitje.
Klubi katalanas po bën gjithçka që është e mundur për të përmirësuar financat. Sipas Diario SPORT, Barcelona e konsideron Raphinha-n një lojtar të rëndësishëm për skuadrën, por do të jetë e hapur ta shesë atë nëse marrin një ofertë të përshtatshme.
Arsenali thuhet se po shikon një lëvizje për Raphinha, të kryesuar nga drejtori i tyre sportiv, Gaspar Edu.