Barcelona triumfon me poker ndaj Gironës, ruan kreun e renditjes
Barcelona vijon rezultatet pozitive në La Liga dhe mbetet e vetme në krye të renditjes. Skuadra katalanase mori një sukses 4-1 ndaj Gironës. Ndeshja u zhbllokua në fundin e pjesës së parë, pas një goditje të Yamal, që në fund u devijua nga mbrojtësi Krejci në portën e tij.
Girona reagoi në fillimin e pjesës së dytë, Danjuma shënoi golin e barazimit. Barcelona reagoi sërish duke kaluar sërish në avantazh me Leëandoëskin.
Sulmuesi polak nuk u ndal me kaq, pasi në minutën e 77-të shënoi dhe golin e sigurisë. 4 minuta nga fundi, Ferran Torres shënoi emrin e tij në listën e golashënuesve. Barcelona mbetet e vetme në krye me 66 pikë, 3 më shumë se Reali. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

