Barcelona triumfon ndaj Leganes dhe blindon vendin e parë

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme në garën për titullin kampion, duke mposhtur minimalisht Leganésin në transfertë me rezultatin 0-1, në sfidën e javës së 31-të të La Liga-s. Pjesa e parë ishte e kujdesshme nga të dyja palët, me pak raste për shënim dhe pa gola.
Rezultati u zhbllokua në minutat e para të pjesës së dytë, kur një pasim i Raphinha-s në zonë, i synuar për Leëandoëski-n, devijohet në mënyrë fatale nga mbrojtësi Saenz, duke përfunduar në rrjetën e portës së Leganés. Autogoli ishte vendimtar dhe i mjaftoi Barcelonës për të marrë fitoren.
Me këtë sukses, Barça ngjitet në kuotën e 70 pikëve dhe ruan një avantazh prej 7 pikësh ndaj Real Madridit, që do të luajë nesër në një transfertë të vështirë ndaj Alaves.