Barcelona triumfon ndaj Oviedos, afrohet -2 me Realin (VIDEO)

Barcelona ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e gjashtë të La Ligës, duke triumfuar 1-3 në transfertë ndaj Real Oviedo-s. Sfida nisi në mënyrën më të keqe për katalanasit, pasi vendasit përfituan nga një gabim i portierit Joan Garcia në minutën e 33-të. Alberto Reina goditi saktë nga distanca dhe kaloi Oviedo-n në avantazh, rezultat me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjeswn e dytë, Barça reagoi me forcë. Në minutën e 55-të, pas një aksioni të ndërtuar nga Ronald Araujo, topi përfundoi te Eric Garcia, i cili e shtyu në rrjetë dhe barazoi shifrat.

Vetëm pak minuta pas aktivizimit, Robert Lewandowski shënoi golin e përmbysjes me një goditje të saktë me kokë në minutën e 69-të, pas asistit të Frenkie de Jong. Në fund, Ronald Araujo vulosi rezultatin me golin e tretë, duke përfituar nga një krosim i Marcus Rashford nga këndi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas këtij suksesi, Barcelona shkon në kuotën e 16 pikëve dhe renditet në vendin e dytë, dy pikë pas Real Madrid-it kryesues.

Swiss Digital Mobile Reklama
REAL OVIEDO 1 vs 3 FC BARCELONA | LALIGA 2025/26 MD06 🔵🔴

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?