Barcelona turpëron me “manita” Realin, Suarez shënon tripletë (VIDEO)
Pa Cristiano Ronaldon dhe pa Lionel Messin, Barcelona dominon “El Classicon” ndaj Real Madridit, duke fituar 5-1. Ndeshja e luajtur në “Camp Nou” është dominuar nga blaugranët, teksa më i mii në fushë ishte Luis Suarez, i cili shënoi një tripletë.
Skuadra e Valverdes zhbllokoi shumë shpejt rezultatin në minutën e 11-të me Coutinhon, i cili përfitoi nga një pasim fantastik i Albaës. Në minutën e 30-t0, katalanasit fituan një 11-metërsh, i cili u kthye në gol nga Luis Suarez. Reali nuk reagon në pjesën e parë, ndërkohë që në të dytën shkurtuan diferencat me Marcelon në minutën e 90të.
Barcelona reagon mjaft mirë duke gjetur dy gola të tjerë me Luis Suarez, ndërkohë që 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt kishte kohë edhe për Arturo Vidal për të shënuar emrin në listën e shënuesve. Kjo është fitorja e 71 e Barcelonës në duelet mes tyre, ndërkohë që madrilenët kanë 72.
Katalanasit ngjiten në krye të renditjes me 21 pikë, 2 më shumë se Atletic Madrid. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

