Bardhezinjtë në gjysëmfinale, Zonja e Vjetër largon “djallin” nga Kupa e Italisë

Juventus fitoi dje ndeshjen e kupes me Milanin me rezultain 2-1, dhe siguroi një vend në bilete gjysmëfinale ku do te jete përballë Napolit.

Në “Juventus Stadium” bardhezinjtë  në ndryshim nga sfidat e mëparshme me Milanin të këtij sezoni, mbyllën ndeshjen atëherë kur duhet për të menaxhuar më pas lojën dhe rezultatin. Juventus e filloi vrullshem ndeshjen dhe gjen dy gola të shpejtë.

Pas golit të parë të Dybalas në minutën e 10-të që po konfirmohet gjithmonë e më shumë si protagonist te ky ekip. Perla Ipjanic, vjen me specialitetin e tij te njohur,  që me një goditje dënimi të mrekullueshme realizoi golin e dytë duke krijuar një epërsi qetësie pas vetëm 21 minutash lojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Milani kishte dëshirë por jo kthjelltësinë e duhur e mbi të gjitha pjekurinë për t’i bërë një përmbysje Juventusit brenda në Torino, pavarësisht se ekipi i Montellës i dha vetes shpresë me golin e 2-1 të Barçës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dalja me karton të kuq e Locatellit dy minuta më pas megjithatë nuk i ndihmoi miqtë, përkundrazi ja bëri kontrollin e ndeshjes më të lehtë Juventusit, që pavërësisht ndonjë rasti të kuqezinjve e menaxhoi mirë rezultatin duke siguruar një vend në gjysmëfinale, ku e pret Napoli.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?