Barella: Jam gati që të japë edhe jetën për Conten

Antonio Conte jo vetëm që është bërë pjesë shumë shpejt e botës zikaltër, por ka fituar mbi të gjitha simpatinë dhe respektin e madh të futbollistëve të tij, të cilët janë të gatshëm që të japin edhe jetën për të. Një nga më të mirët në ndeshjet e fundit, Nicolo Barella, ka shprehur lidhjen e veçantë me strategun italian.

 

“Conte ka një sjellje tjetër, një mënyrë të foluri që të nxjerr gjëra të reja. Për të unë do të jepja jetë. Ne vrapojmë si të çmendur jo vetëm se jemi të përgatitur mirë, por është dhe prej asaj që na fut në kokë.

Juvja është e fortë, por dhe ne jemi. Juvja ka më shumë eksperiencë dhe fakti që luajnë me njëri-tjetrin prej një kohe të gjatë i jep përparësi. Trajneri na ka kërkuar që të veprojmë shpejt dhe t’i vendosim në zbatim gjërat që bëjmë në stërvitje. Juventusi fitoi kampionatin me 21 pikë diferencë sezonin e kaluar dhe ne duam që të mbajmë ritmin e tyre, të shohim nëse do ja dalim në fund”, deklaroi Barella.

SHKARKO APP