Barella: Meritonim t’i bënim më shumë gola Shqipërisë

Barella, u shfaq i lumtur në përfundim të takimit. Goli i tij në minutën e 16-të i dha epërsinë “Azzurrëve”, me rezultatin që nuk ndryshoi më pas deri në fund.

Për Rai, Barella tha: Në fund të ndeshjes ndjeva pak lodhje, por edhe me ndihmën e shokëve të skuadrësi i’a dolëm të merrnim maksimumin nga kjo ndeshje.

Meritonim të shënonim më shumë gola, por futbolli i tillë është . Fitore e merituar, të cilën duam ta shijojmë. Nëse do të jem në fushë me Spanjën? Këtë e vendos trajneri”, përfundoi Nicolo Barella.

SHKARKO APP