Bartomeu: Vitin e kaluar refuzuam 150 milionë euro për Ansu Fatin!

Josep Maria Bartmoeu ka zbuluar një prapaskenë nga merkato së fundmi. Ish-presidenti i Barcelonës tregon se kishin një super ofertë për Ansu Fati.Bëhet fjalë për një shumë të madhe nga një klub i Premier League, që Bartomeu nuk e zbulon.

“Kemi marrë një ofertë që kapte shifrën e 150 milion eurove për sulmuesin tonë, Ansu Fati, nga një klub i Premier League. Kjo ndodhi në vitin 2020 dhe ne e refuzuam atë ofertë, pasi donim të ruanim strukturën sportive të klubit”, shprehet Bartomeu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?