Bashkia do të shlyejë 40.000.000 lekë për klubin e futbollit Tirana

Këshilli Bashkiak i Bashkisë Tiranë ka miratuar propozimin e Kryetarit të Bashkisë se Tiranës Erion Veliaj, për shlyerjen e shumës financiare të prapambetur 40.000.000  lekëve  për klubin e futbollit Tirana.

 Veliaj tha se kjo shumë do të ndahet në dy këste dhe do të shlyhet nga Bashkia e Tiranës..

Në këtë mënyrë Klubi i futbollit të Tiranës do të marrë frymë lirisht,  dhe do të ketë mundësi që  të nisë sezonin e ri futbollistik me financa më të shëndosha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?