Bayern fiton trofeun e radhës: Mposht 3-2 Dortmundin në finalen e Superkupës së Gjermanisë

Bayern Munich ka fituar trofeun e radhës.

Pas Tripelete-s të sezonit të kaluar dhe Superkupës së Europës, bavarezët kanë siguruar mbrëmjen e sotme edhe Superkupën e Gjermanisë.

Ka qenë një fitore e vuajtur për kampionët e Gjermanisë, të cilët dukej se do të merrnin një fitore të lehtë pas avantazhit të dyfishtë të siguruar në 32 minutat e para të ndeshjes me Tolisso (18′) dhe Muller (32′).

Swiss Digital Desktop Reklama

Një avantazh që është humbur pas golave të Brandt (39′) dhe Haaland (55′).

Swiss Digital Mobile Reklama

Kur dukej se koha e rregullt do të mbyllej në barazim, Joshua Kimmich (82′) ka realizuar një gol të jashtëzakonshëm dhe i ka dhuruar trofeun Bayern-it.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?