Bayern, Hoeness: Komunikim në gjermanisht, ndryshe ka gjoba

Lojtarët e Bayern Munih duhet të mësojnë gjermanishten, ndryshe do të ndëshkohen me gjoba. Ky është plani i presidentit Uli Hoeness për të garantuar një skuadër të bashkuar, e lirë nga klanet.

Presidenti i rikthyer deklaron se çdokush që dëgjohet të flasë në gjuhë tjetër do të ndëshkohet dhe se dy orë në ditë duhet të kalohen me mësimin e gjermanishtes.

“Gjuha kryesore në dhomën e zhveshjes duhet të jetë sërish gjermanishtja, në të kundërt do të ketë përçarje të vogla”, deklaroi Hoeness për Sport Bild. “Nuk është gjë e mirë kur nuk mundesh të marrësh pjesë në biseda. Nëse dëshiron të integrohesh në klub, duhet të mësosh gjuhën. Nëse nuk e mëson gjuhën, do të thotë se e sheh këtë klub vetëm si një fazë kalimtare për të shkuar më lart”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kur Franck Ribery erdhi te Bayern, në fillim na shihte thjesht si një etapë në karrierën e tij.  Por më pas e kuptoi se sa i rëndësishëm ishte Bayern dhe mësoi gjermanisht. Kjo është mënyra e duhur”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hoeness lëvdoi trajnerin Ancelotti si një shembull në këtë aspekt. “Carlo Ancelotti shërben si shembull për disa nga lojtarët. Jam i impresionuar prej tij. Komunikimi është i rëndësishëm për  trajnerin, por edhe tregon se çfarë mund të arrish nëse e dëshiron vërtet”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?